Futboll Sport

E PABESUESHME/ Mbyllet gjithçka për Ali SOWE-në, vendosi trajneri Skënder Gega

Ali Sowe nuk do t’i bashkohet skuadrës së Partizanit. Edhe pse ai iu ofrua të kuqve për sezonin e ri, ka qenë vetë trajneri Skënder Gega që ka vendosur të mos pranojë në ekip golashënuesin e edicionit të shkuar.

Tekniku i kuq nuk ka preferuar të rrezikojë dhe të mbajë rriskun përsipër për fatura të tilla, ndaj ka kërkuar që në ditët në vijim të gjendet “pyka” e fazës ofensive. Edhe pse në klubin e Partizanit ka shumë zhvillime, askush s’pranon të zbulojë emra konkretë.

Pritet edhe ardhja e drejtorit të përgjithshëm, Olsi Rama, i cili për momentin nuk ndodhet në Shqipëri. Më pas do të vendosën edhe piketat e fundit për sa i përket merkatos së të kuqve.

Related posts

EKUBAN mbërrin në aeroport/ Ëndrrat e FLAMURTARIT marrin përgjigjen përfundimtare

Isa.Autor

E BUJSHME/ Një SHQIPTAR i dërguar special nga UEFA për PSG-Liverpool (FOTO)

Isa.Autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Tare vendos objektivin e radhës, është djali i legjendës!

Delo.autor

Leave a Comment