Futboll Sport

Tefik OSMANI “harron” të ardhmen dhe godet në rrjetet sociale: Dëgjoni edhe regjisorin prapa skene

Pritej që të dilte në stërvitje me skuadrën e Skënderbeut, por Tefik Osmani ende s’ka vendosur për të ardhmen e tij. Sa në Korçë e sa në Durrës, shtatlarti i prapavijës nuk e ka ndarë mendjen për cilin ekip do të kontribuojë në sezonin e ri.

Sot, ai është bërë protagonist në rrjetet sociale teksa ka bërë një postim ku shkruan: ” Njerëzit po besojnë atë që është në skenë duke folur. Duhet të dëgjojnë dhe (Rregjizorin) që është mbrapa skenës duke prit me fol…”, përfundon ai.

Nuk dihet se me kë e ka Osmani, megjithatë duhet theksuar se e folura me nënkuptime është një nga armët e tij më të forta. Me interes pritet të mësohet skuadra që do të zgjedhë. Mes Skënderbeut dhe Teutës? Pse jo, mund të ketë tjera surpriza…

Related posts

Rrëfehet Kondogbia: Kam kushtuar më shumë se Fenomeni, por tek Inter dështova prej atij

Q.Autor

DUELI NË CHAMPIONS/ Icardi: Mungesa e MESSIT tronditëse për Barçën, kemi shanse të…

Isa.Autor

Braziliani u shkel syrin Barcelonës e Realit: Klubet më të mëdha në botë

Q.Autor

Leave a Comment