Futboll Seria A Sport

Bonucci-Caldara-Higuain/ Ja shifrat ZYRTARE të marrëveshjes Juve-Milan

Higuain dhe Caldara te Milani, ndërsa Bonucci rikthehet te Juventusi. Një operacion shumë i vështirë dhe me shumë detaje, por që në fund i ka kënaqur të gjithë. Por cilat janë shifrat e kësaj megamarrëveshjeve, ku u përfshinë dy nga klubet me të mëdhenj dhe me më shumë emër në futbollin italian?

Bonucci tek Juventusi

Mbrojtësi është vlerësuar 35 milionë euro nga Milani. Bonucci do të luajë për 5 vitet e ardhshme me Juventusit me një pagë 5 milionë euro në sezon plus bonuset. Te Milani përfitonte 7.5 milionë plus bonuset, për një total 10 milionë euro në sezon.

Caldara te Milani

Mbrojtësi është vlerësuar 35 milionë euro, njësoj sa Bonucci. Do të jetë pjesë e Milanit për 5 vitet e ardhshme me një kontratë 2 milionë euro në sezon, plus bonuset. Juventusi ka përfituar 22 milionë euro nga kartoni i tij, pasi e bleu për vetëm 15 milionë nga Atalanta.

Higuain te Milani

– Gonzalo Higuain i ka kushtuar Milanit 18 milionë euro për një vit huazim. Në përfundim të sezonit të ardhëm klubi kuqezi duhet t’i paguajë Juventusit 36 milionë euro për kartonin e tij. “El Pipita” do të luajë për tre vitet e ardhshme me Milanin, sezonin e parë do të përfitojë 9.5 milionë euro, ndërsa në dy sezonet e tjera paga e tij do të jetë 10 milionë.

Related posts

FITORJA NDAJ EMPOLIT/ Mourinho është menjëherë rekordmen, askush si “Special One” në Serinë A

Delo.autor

Andre Silva: Në Milano më mungon shumë familja dhe deti

Sadik.Autor

SHITJA E VLLAZNISË/ Zhbllokohet procesi dhe shpallja e pronarit të ri të klubit

Delo.autor

Leave a Comment