Futboll Sport

DOMINIM TOTAL/ Paris SG bën “poker” dhe shkatërron Monacon në Superkupë (VIDEO)

Paris Saint-Germain ka fituar 4-0 ndaj Monaco duke ngritur për herë të gjashtë radhazi trofeun e Superkupës së Francës, që u luajt për herë të parë në Kinë.

Kampionët e Francës, që fituan katër trofe në futbollin francez gjatë sezonit të kaluar, e nisin në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën me trajnerin e ri Thomas Tuchel, edhe pse nuk patën në radhët e tyre “yje” si Neymar apo Mbappe, të cilën sapo janë kthyer nga pushimet e zgjatura, për shkak të impenjimit në Botërorin 2018.

Braziliani Neymar luajti vetëm 15 minuta e fundit, kur ndeshja ishte zgjidhur.

Ekuilibri ndaj Monaco zgjati derisa u mbush gjysmë ore lojë, kur Angel Di Maria shënoi golin e parë për PSG, me një goditje dënimi fantastike. Shtatë minuta më vonë, mesfushori 20-vjeçar Christopher Nkunku, i çoi shifrat në 2-0.

Në minutën e 67-të, PSG blindoi fitoren me golin e tretë të shënuar nga një tjetër futbollist i talentuar Timothy Weah, djali i ish-fituesit të “Topit të Artë”, George Weah.

Vlen për t’u përmendur edhe fakti se Gianluigi Buffon e ruajti rrjetën të paprekur në ndeshjen e tij të parë zyrtare me PSG, teksa ai që hapi serinë e golave, 30-vjeçari Di Maria, kompletoi edhe “pokerin parizien” në këtë fitore 4-0 që jep një sinjal të qartë se cila është skuadra për t’u mundur në Francë.

Related posts

“U FUTËN NË FUSHË DHE GODITËN…”/ Trazirat në “Selman Stërmasi”, arrestohen presidenti dhe drejtori i Kastriotit

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ VALENCIAS/ Zidane duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit në ndeshjen ndaj Inter

Delo.autor

DERBI I LONDRËS/ Lloris: Është më shumë se një ndeshje për të dy klubet

Isa.Autor

Leave a Comment