Futboll Sport

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Trajneri i NJOHUR rinovon deri në vitin 2022

Edhe një cikël tjetër leksionesh për “Maestron”? Gjithçka lë të kuptosh që Federata Uruguaiane e Futbollit do të rinovojë edhe për katër vite të tjera me Oscar Tabarez si trajneri i kombëtares. Trajneri që arriti ta çojë ekipin deri në çerekfinalet e Kupës së Botës 2018, sipas asaj që raporton gazeta “Ovacion”, do të rinovojë deri në vitin 2022. Kjo do të thotë se “maestro” mund të provojë sërish të fitojë Kupën e Amerikës dhe të përgatitet për eliminatoret e Kupës së Botës 2022 që do të zhvillohen në Katar.

Komiteti ekzekutiv i AUF, i udhëhequr nga Edgar Welker, është duke hartuar propozimin ekonomik. Drejtuesi i Federatës Uruguaiane të Futbollit ka konfirmuar se është i lumtur nga ideja për të vazhduar punën me kombëtaren: “Është i fortë, ka dëshirë dhe i kam propozuar rinovimin edhe për katër vite.” Në këtë pikë, gjithçka që mbetet, është të përfundojnë formalitetet e rastit dhe më pas Tabarez me siguri do të përgatitet për angazhimet e ardhshme që fillojnë në shtator.

Rinovimi do të mirëpritej me kënaqësi: “Maestro” dha një leksion për të gjithë botën gjatë Rusi 2018. Uruguai i tij u paraqit denjësisht, duke u ndalur vetëm nga Franca që u shpall kampion bote. Nuk mjaftoi as sëmundja që ai të ndalej. Dhe ideja se ky ekip kombëtar mund të udhëhiqet ende nga një njeri i cili i nxitur nga dashuria për futbollin lufton edhe sëmundjen, i ka prekur të gjithë.

Related posts

U INFEKTUA ME COVID-19/ Kurohej në Turqi, Kukësi merr lajmin e fundit për trajnerin Gega

Delo.autor

Kundërshtari e kapi tek “vendi privat”, lojtari afrikan bëhet për… zëvendësim (VIDEO)

Isa.Autor

POLEMIKAT PAS SUPERKUPËS/ “Fërkohen” në aeroportin e Xhedah, tifozët e Milanit ironi me arbitrat

Delo.autor

Leave a Comment