Futboll Seria A Sport

MILANI shet mesfushorin e talentuar te Sasuolo, por klauzola e lejon që…

Milani ka rënë dakord që të shesë mesfushorin e talentuar, Manuel Lokateli, tek ekipi i Sasuolos. Negociatat vazhdonin prej kohësh, dhe tashmë duket se kanë marrë një zgjidhje. Siç raporton Sky Italia, është rënë dakord që transferimi të bëhet për shumën e 12 milionë eurove, plus 2 milionë të tjera në formë bonusesh.

Gjithsesi, në kontratën e shitjes ekziston një klauzolë, e cila lejon Milanin ta riblejë Lokatelin në të ardhmen. Mesfushori nuk është nisur për në Madrid, për trofeun “Bernabeu” që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Realit, dhe ditën e hënë pritet që të kryejë edhe vizitat mjekësore te klubi i tij i ri.

Related posts

ZYRTARE/ Goditje “big” në merkato, Egnatia firmos me ish-sulmuesin e Karabag që dikur vlente 2 milionë euro

Delo.autor

Dikur luante për Marseillen, tani sillet si endacak dhe është sëmurë mendërisht pasi i vodhën 3 mln euro (FOTO)

Q.Autor

SERIE A “E DASHURUAR” PAS MANAJT/ Një tjetër skuadër futet në garë, zyrtarizimi çështje orësh

Delo.autor

Leave a Comment