Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Ka diçka me të cilën duhet të KRENOHET, INTERI i vetmi ekip që…

Ka diçka me të cilën duhet të krenohet Interi dhe trajneri Spaleti në fund të 3 ndeshjeve të Champions-it veror. Sipas statistikave të “Opta”-s, zikaltrit janë skuadra e vetme që në këto sfida të zhvilluara kundër Çelsit, Lionit dhe Atletikos së Madridit kanë pësuar vetëm 1 gol.

Të gjitha ekipet e tjera kanë pësuar më shumë. Golin e vetëm zikaltrit e pësuan kundër Çelsit, por megjithatë arritën ta barazonin ndeshjen, duke e dërguar me penallti. Reparti difensiv i Interit ishte një nga pikat e forta edhe në sezonin e kaluar të Serisë A, por duket se do të jetë i tillë edhe për vitin e ardhshëm.

Sepse kjo skuadër u përforcua akoma më shumë me një lojtar si De Vraj dhe me dy të tjerë nga krahët si Vërsaliko dhe Azamoah. Trajneri Spaleti mund të përdorë module dhe skema të ndryshme për sezonin e ardhshëm, duke parë edhe afrimet e tjera në repartin e mesfushës. Mediat italiane raportojnë se skema 3-5-2 ose 3-4-2-1 mund të jetë një opsion, por në fakt në miqësoret e luajtura deri tani nuk ka përdorur asnjë të tillë.

Related posts

“SHPËRTHYESE”/ Louise Ramos, “fatin” e Douglas Costan e urojnë të gjithë (FOTO)

Isa.Autor

Napoli rivalizon Romën, gati oferta për dyshen Darmian-Verdi

Q.Autor

“PEREZ NGA AI PRET SHUMË…”/ Varane do të përfundojë karrierën e tij vetëm me “Los Blancos”

Delo.autor

Leave a Comment