Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Kthesa e papritur: AJETI pranë AKORDIT me klubin e madh italian

Arlind Ajeti është ende lojtar i lirë dhe gjatë kësaj vere janë dy emrat e ekipeve që janë lakuar më së shumti për të ardhmen e qendërmbrojtësit. Krotone ka qenë opsioni më i mundshëm, ndërkohë që edhe Legia e Varshavës është përmendur.

Kur jemi në fund të merkatos, për mbrojtësin e kombëtares ka një tjetër mundësi transferimi dhe lajmi vjen nga specialisti i merkatos, Alferdo Pedula. Sipas tij, Leçe është klubi që është futur në tratativa për ta afruar në ekip.

Krotone nuk e ngroh më si pistë Ajetin dhe tanimë shanset janë reale që të arrijë një akord me klubin e ngjitur në Serinë B. Orët e ardhshme janë vendimtare për mbrojtësin, i cili ka edhe një vit kontratë me Torinon, por “demat” nuk e kanë në plane dhe do ishin të lumtur nga largimi i tij.

Related posts

2 KAMPION EUROPE/ KHABIB poston foton me njeriun që ka humbur 3 CHAMPIONS me…(FOTO)

Isa.Autor

PARTIZANI-TEUTA/ Një sfidë e komplikuar për të dyja ekipet pasi luhet vetëm për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INTERI NIS FESTËN/ Drejtori i REALIT thotë fjalën e fundit për LUKA MODRIC

Isa.Autor

Leave a Comment