Futboll Sport

BUTRAGUENO MBYLL ÇËSHTJEN “MODRIÇ”: Nuk ikën nga Real Madrid

Fakti që e nisi ndeshjen finale të Superkupës nga stoli nuk është sinjal se Luka Modric do të largohet nga Real Madrid, përkundrazi. Drejtori sportiv i ekipit “merengues” Emilio Butragueno ka konfirmuar se mesfushori kroat nuk ka për të shkuar tek Interi, duke i mbyllur derën transferimit të tij tek Interi.

Nuk ka asnjë çështje “Modric” dhe ju konfirmoj se lojtari është i kënaqur që do të vazhdojë të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, tha Boutragueno, duke mbyllur mundësinë e transferimit të nën-kampionit të botës te skuadra zikaltër.

Ditët e fundit është përfolur se do të jetë mesfushori danez Christian Eriksen (Tottenham) ai që do të shkojë tek Real Madrid në vend të Modric, por tashmë konfirmohet se asnjë lëvizje “big” nuk do të ndodhë më në merkaton e verës.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 1-4

Delo.autor

PARTIZANI ZBRET NË FUSHË/ Trajneri Daja drejton stërvitjen e parë me staf të plotësuar (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ CR7 lë Juven në verë për të veshur fanelën e PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment