Futboll Sport

ÇUDIRAT E “MERKATOS”/ Chelsea në tentativë për të bindur drejtorin sportiv të Romës

Drejtori sportiv i Roma-s, Monchi, po është kthyer në një nga personazhet më të kërkuar të Premier League. Ish-drejtori i Sevilla-s, Monchi ka kaluar te AS Roma ku po bën çudira në merkatë.

Të enjten, The Telegraph raporton se Chelsea kërkon të bindë drejtorin të transferohet në Londër me trajnerin e ri Maurizio Sarri që po insiston për mbërritjen e tij.

Monchi nuk e ka thyer heshtjen për thashethemet e largimit të tij nga Roma teksa është duke u munduar të mbyllë merkaton sa më mirë.

N’Zonzi është blerja e tij e fundit pasi më parë ishte ai që e kishte sjellë te Sevilla.

Kërkesa për drejtorë të aftë sportivë në Angli është e madhe pasi klubet kanë para për të shpenzuar.

Edhe Manchester United ka nisur kërkimet për një drejtor sportiv dhe Monchi është në krye të listës.

Related posts

22-VJEÇARI KËRKON TË LARGOHET NGA “BERNABEU”/ Odegaard del hapur kundër Real Madrid, klubi anglez shtyn për futbollistin

Delo.autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Momente paniku “Puskas Arena”, mbrojtësi Gjimshiti largohet nga fusha me barrelë (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Deklarata e Pochettino-s: Do të ketë largime “VIP” nga skuadra

Sadik.Autor

Leave a Comment