Futboll Sport

DILEMAT/ Gattuso nuk i pëlqen të “VJETËRIT”. Në ndeshjen me Napolin pritet të…

Milan do të luajë ndeshjen e parë të kampionatit, të shtunën në mbrëmje, ora 20:30, kundër Napoli në “San Paolo”. Kuqezinjtë e nisin sezonin me një javë vonesë në krahasim me të tjerët, si pasojë e tragjedisë me urën në Gjenovë, ndërsa Napoli fitoi 2-1 në fushën e Lazio, në ndeshjen e parë.

Te ekipi i Gattuso do të jetë i skualifikuar Hakan Calhanoglu dhe kjo ngjall disa dilema për trajnerin kuqezi. E para është aktivizimi i një prej dy të ardhurve në momentin e fundit Castillejo dhe Laxalt, në vend në turkut, në krah të Higuain dhe Suso.

Alternativa e dytë dhe më e mundshmja është avancimi i Bonaventura në sulm, me aktivizimin e Thimothy Bakayoko të ardhur nga Chelsea, pranë Kessie dhe Biglia në një mesfushë me tre futbollistë.

Por që blerjet e reja ende nuk kanë hyrë në zemrën e Gattuso duket edhe nga fakti se në qendër të mbrojtjes do të luajë Musacchio në krah të Romagnoli, me Calabria dhe Rodriguez në krah. Vetëm në stol do të jetë Caldara i ardhur nga Juventus…

Related posts

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi Jovic rikthehet tek Reali, Milani përgatit ofensivën. Ja dy klubet që futen në garë…

Delo.autor

FUTBOLL PËR FEMRA/ Vllaznia nderohet në Champions, siguron fitoren e parë në grup

Delo.autor

FRIKSOHET REALI/ Gjiganti anglez kërkon lojtarin e kampionëve të Europës

Isa.Autor

Leave a Comment