Futboll Seria A Sport

E DASHURONTE KLUBIN ITALIAN/ Strootmani shpërthen në LOT për largimin nga ROMA

Kevin Strootman pritet t’i bashkohet Marseillet. Holandezi sot do t’i kryejë testet mjekësore për klubin francez, pasi Roma e pranoi ofertën prej 25 milionë eurove plus bonuse.

Strootmani nuk është i lumtur me largimin nga Roma aspak. Ai ka shpërthyer në lot pasi u largua nga qendra stërvitore e Romës për herë të fundit dje, shkruan II Messaggero.

Lojtari e kishte planifikuar që ta përfundojë karrierën si futbollist në “Olimpico” dhe të vendoset përfundimisht në kryeqytetin e Italisë, mirëpo drejtuesit e Romës e kishin të pamundur refuzimin e Ofertës së Marseilles pasi sipas tyre oferta ishte shumë e mirë.

Tifozët e Romës janë ndarë të pakënaqur me vendimet e klubit për t’i shitur Strootmanin, Alissoni dhe Nainggolanin në këtë afat kalimtar.

Strootman është pjesë e Romës që nga viti 2013 kur u transferua nga PSV-ja, që nga atëherë holandezi i ka bërë 131 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola. Ai sot do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me francezët, ku do t’i përfitojë 4.5 milionë euro për stinor.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 2-0

Delo.autor

Me Valencian në Champions, Rodrigo qëndron në “Mestalla”

Sadik.Autor

Napoli kalon në epërsi, Piotr Zielinski shënon një gol fantastik (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment