Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Lopetegui befason, COURTOIS dhe VARANE sërish në stol

Kur Thibaut Courtois u transferua këtë verë nga Chelsea te Real Madridi, të gjithë ishin të bindur se tani e tutje porta madrilene ka një pronar të ri dhe Keylor Navas bënte mirë të largohej, edhe për faktin se lëvizja e klubit dukej si mungesë respekti për 31-vjeçarin nga Kosta Rika. Megjithatë, Navas e bëri të qartë që nuk do të lëvizte dhe uli kokën e iu fut punës, duke e bindur trajnerin Lopetegui se e meriton të vijojë të jetë në formacion.

Të dielën në mbrëmje të gjithë mbetën të habitur kur panë sërish Courtois në stol, me belgun që ishte qartësisht i ngrysur në fytyrë, shenjë se nuk e ka pritur një tjetër ulje në stol, në një kohë që Navas në fushë shkëlqeu sërish, duke evituar edhe një gol të sigurt.

Aq befasuese ishte zgjedhja e Lopeteguit, saqë edhe te Reali nuk e prisnin, sepse faqja zyrtare e klubit në Instagram postoi para ndeshjes një foto të formacionit të kampionëve të Europës, ku shfaqej Courtois në formacion.

Pas ndeshjes Lopetegui shpjegoi vendimin e tij: “Është një situatë aspak e lehtë për t’u kuptuar, por e thjeshtë për t’u shpjeguar. Unë kam lojtarë të shkëlqyer në portë dhe nuk ka probleme në atë zonë. Do të vendosim cila është zgjedhja më e mirë para çdo takimi. Keylor luajti këtë radhë dhe u paraqit shumë mirë. Gara për një vend në formacion është e jashtëzakonshme dhe kjo na bën më të fortë në portë. Kam disa ide në mendje, por nuk do t’i ndaj me gazetarët”.

Related posts

Juventusi në kërkim të pasuesit të Buffon, shënjestron portierin italian

Sadik.Autor

“ËSHTË GJITHMONË GATI NË ZONËN E RREPTËSISË”/ Garcia i “çmendur” pas ish-yllit të Milan-it: Shumë pak si ai

Delo.autor

SHFRENON FANTAZINË MEMUSHAJ/ Shënon gol fantastik nga jashtë zone për Pescarën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment