Futboll Seria A Sport

KARIKATURA E DITËS/ RONALDO nuk ka shënuar GOL sepse s’ka goditur PENALLTI (FOTO)

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e hënë është padyshim superylli portugez i Juventusit, Cristiano Ronaldo. Derisa Ronaldo po vuan ta shënojë golin e parë për skuadrën e tij të re, Juventusin, në Serie A, ish-klubi i tij, Real Madridi, fitoi në fundjavë në një ndeshje ndaj Gironës, ku dy nga katër golat i realizoi nga penalltia.

Ronaldo ka dështuar të shënojë në dy ndeshjet e para në Serie A me Juventusin, dhe ishte shumë pranë golit të tij debutues në fundjavë kundër Lazios, por këtë ia mohoi portieri i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Thomas Strakosha, me pritjet e tij të shkëlqyera.

Me siguri Ronaldo ia ka zili ish-bashkëlojtarëve të tij të Real Madridit, Sergio Ramosit dhe Karim Benzemas, të cilët shënuan nga pika e bardhë në fitoren e “Los Blancos” 4-1 ndaj Gironës.

“Cristiano Ronaldo mbetet pa gol që prej transferimit në Juventus – ne jemi të sigurt se ai do të kishte dashur t’i ekzekutonte dy penalltitë e akorduara në favor të Real Madridit kundër Gironës”, e përshkruan Karikaturën e Ditës Goal.com.

Related posts

Telashet për Vllazninë nuk kanë fund, shkodranët paditen nga lojtari i tyre për të shkuar tek Tirana

Isa.Autor

“HUMBET NAPOLI PO IKU ME ZERO”/ Agjenti i Hysajt: Lojtari ka oferta elitare. Madje mund t’iu them se…

Delo.autor

JUVENTUS-INTER/ Ronaldo-Lukaku, krahasimi mes “kanibalit” portugez dhe belgut zemër artë

Delo.autor

Leave a Comment