Formula 1 Sport

KËRKON TITULLIN/ Vettel nuk tërhiqet: Beteja me Mercedes vazhdon edhe në Monza

Pas fitores në pistën e Spa, në Belgjikë, piloti gjerman Sebastian Vettel dhe Ferrari e shohin me optimizën garën e radhës, atë që do të zhvillohet në pistën e Monza. “Kokëkuqja” do të garojë në shtëpinë e saj, aty ku ferraristët janë të shumtë dhe shpresojnë që makina italiane të triumfojë në Monza. “Ashtu si tifozët edhe ne e duam këtë fitore, pasi do të na afronte edhe më shumë me Mercedes e Hamilton në renditje”, tha Vettel.

“Mercedes e Red Bull nuk janë shumë larg dhe diferencat mes nesh nuk janë të mëdha, ndërkohë që Monza është një pistë e shpejtë, ku duhet kujdes në kthesën e parë dhe më pas shumë kuaj fuqi. Çdo garë do të jetë e fortë dhe unë parashikoj një betejë edhe në pistën e Monza. Fitorja në Belgjikë ishte e rëndësishme, pasi përdorëm motorin e ri, bëmë një hap të madh përpara, ndaj jemi të gjithë krenarë për makinën Ferrari”, u shpreh Vettel.

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja mes Italisë dhe Portugalisë, “axurrët” gati të marrin “hakun” ndaj luzitanëve

Isa.Autor

ANALIZA/ Barcelona në situatë KAOTIKE. Problemet (jashtë) që po ndikojnë brenda fushës së blertë

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Start “horror”, merr fund aventura e Donadonit në Kinë!

Delo.autor

Leave a Comment