Futboll La Liga Sport

I zhgënjyer nga Atletico/ Portieri më i mirë në BOTË nuk do të rinovojë kontratën

Jan Oblak e ka nisur sezonin në të njëjtën mënyrë si e mbylli sezonin e kaluar. Me pritjet e tij ai i dha fitoren skuadrës së Diego Simone, në javën e kaluar ndaj Rayo Vallecano dhe e shpëtoi nga humbja në ndeshjen e parë të kampionatit në fushën e Valencia.

Gjithsesi, slloveni mendon se Atletico nuk e ka vlerësuar aq sa duhet me ofertën për kontratën e re dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë. Në shkurtin e kaluar ai rinovoi deri në vitin 2020, duke e çuar klauzolën për prishjen e saj nga 45 në 100 milionë euro.

Gjatë verës, Liverpool dhe Chelsea kërkuan shërbimet e tij, por portieri i shprehu besnikëri Atletico duke refuzuar mundësinë për të shkuar në Premier League, ku zbarkuan Alisson dhe Kepa, që me 75 dhe 80 milionë euro u bënë automatikisht portierët më të shtrenjtë të historisë së futbollit.

Oblak nuk e pëlqeu shifrën financiare të ofruar nga Atletico, për rinovimin deri në vitin 2023, kësisoj 25-vjeçari ka nisur të mendojë largimin verën e ardhshme, me Paris Saint-Germain që është gati t’i ofrojë vendin e pasardhësit të Buffon.

Related posts

VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONATIN TURK/ Mesfushori Rroca protagonsit me dopietë në fitoren me Istanbusporin

Delo.autor

Kategoria Superiore/ Vllaznia-Laçi, formacionet e mundshme

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Atalanta. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment