Bundesliga Futboll Sport

E KËRKUAN TË GJITHË/ BAYERN “blindon” SUPER mesfushorin SPANJOLL

Thiago Alcantara mbetet pjesë e skuadrës së Bayern Munich për sezonin 2018-19, këtë e tregoi duke refuzuar çdo ofertë gjatë verës, bëri të ditur drejtori sportiv i kampionëve të Gjermanisë, Hasan Salihamidzic.

Produkt i Akademisë së Barcelonës, për Alcantara është folur se do të rikthehet në “Camp Nou”, teksa edhe Real Madrid dhe Manchester City janë interesuar gjithashtu për 27-vjeçarin.

Me Javi Martinez, Corentin Tolisso, Leon Goretzka, James Rodriguez, Renato Sanches dhe Thomas Muller që mund të luajnë në pozicionin e Thiago u mendua se Bayern do të pranonte shitjen e tij.

Por bavarezët preferuan të largonin Arturo Vidal dhe Sebastian Rudy.

“Sigurisht që është në planet tona. Kemi shtatë futbollistë për tre role, i takon trajnerit të vendosë. Thiago nuk preket, as që kishim ndërmend ta shesim. Nuk ishte në merkato. Jemi të lumtur që e kemi në ekip,” – tha Salihamidzic.

Thiago ka fituar pesë kampionate si pjesë e Bayern dhe dy herë Kupën e Gjermanisë.

Related posts

“PYJET E SHIUT”/ Zjarret shkrumbojnë Amazonën, Mbappe e Ronaldo thirrje për solidarizim

Delo.autor

LEGJENDA E GJIMNASTIKËS SHQIPTARE/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh i Sportit”…

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri Dede do kërkojë fitoren në debutim, rikthehen në stërvitje dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment