Futboll Premier League Sport

Bëri gafë të pafalshme/ Klop i thotë Alisonit: Bëre gabimin që duhej, pasi…

Sot Liverpuli ka luajtur ndeshjen përballë skuadrës së Leisterit e vlefshme për javën e katër të Premier Ligës dhe ajo që ka rënë në sy ka qenë gafa e portierit Alison.

Megjithëse rezultati përfundoi 2-1 në favor të Liverpulit gafa e Alison është e pafalshme. Megjithatë nuk i është dukur kështu trajnerit të Liverpulit, Jurgen Klop i cili i ka thënë portierit brazilian:

“I thashë se ishte ndeshja e duhur për ta bërë atë gabim pasi arritëm të fitonim gjithsesi. Po të kishim pësuar edhe golin e dytë do të kishte qenë e rëndë, por ai dhe Joe Gomez na shpëtuan në disa raste. Por ne e merituam fitoren dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson për momentin.

Javën e kaluar bëri atë që bëri, dhe ishte e qartë se do të vinte dita që do ta pësonim. Por nuk do të ndryshojmë. Nuk e di pse nuk e largoi topin, ai dribloi dhe ata shënuan. Ishte një gabim, asnjë portier në botë nuk duhet të tentojë të driblojë në atë situatë. Por ai e bëri, por s’ka gjë. Futbolli është një lojë ku bëhen shumë gabime. Duhet të ndodhë, në mënyrë që të mos ndodhë më.”

Related posts

STADIUMI I RI/ Impianti shihet në terren, arkitektët belgë zbarkojnë në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

NUK NDODHTE PREJ 30 VITESH/ Milani dhe Juventusi arrijnë statistikën e veçantë të sezonit në Serinë A

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja ndeshja Skënderbeu-Partizani. Rezultati 1-2

Delo.autor

Leave a Comment