Futboll Premier League Sport

BOMBA E DITËS/ POGBA do transferohet tek ekipi MILIARDERË në JANAR (DETAJE)

Skuadrat që interesohen për të marrë mesfushorin francez Paul Pogba janë të shumta e së fundi mes tyre është shtuar edhe Manchester City, që duket se kërkon t’i marrë fqinjëve të Manchester United kampionin e botës. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Don Balon”, që shprehet për një interesim të trajnerin Pep Guardiola për mesfushorin Paul Pogba, që me United duket se do të divorcojë së shpejti.

Pogba ka kohë që ka nisur një luftë të ftohtë si me trajnerin Jose Mourinho ashtu dhe me klubin, të cilit i ka shprehur së fundi dëshirën për t’u larguar. Por nëse Barcelona e Juventus kanë qenë dy destinacionet e tij të mundshme, duket se edhe Manchester City është gati të lëvizë në merkato për të marrë lojtarin 25-vjeçar, që këtë sezon ka realizuar edhe dy gola me United në dy javët e para të Premier League.

Related posts

NUK I NDODHTE PREJ 10 VITESH/ Lioni “çmend” Ronaldon. Juventusi për herë të parë në histori…

Delo.autor

TREPÇA 89 “I JEP DUART” MAGANIT/ Tranjeri shqiptar është shkarkuar nga ekipi kosovar

Isa.Autor

E MUNDI PRISHTINA/ Ze Maria: Nuk lejohen më gabime, dua edhe një sulmues

Isa.Autor

Leave a Comment