Formula 1 Sport

ANKOHET RAIKKONEN/ Gomat shkatërruan garën time dhe i hoqën fitoren Ferrarit

Kimi Raikkonen ishte pranë triumfit në garën e Çmimit të Madh të Italisë në Formula 1, por suksesi mbeti një tabu si pë ferarristin ashtu dhe për makinën “kokëkuqe”, që para fansave të saj zhgënjeu edhe pse e nisi garën me të dy pilotët e saj nga vija e parë e startit. Piloti finlandez iu afrua disi fitores se kësaj gare, por 8 xhiro nga fundi u parakalua nga Lewis Hamilton.

“U përpoqa të dueloja me të, por ishte e pamundur. Makina ishte e shpejtë, por goma e pasme thuajse ishte e mbaruar, nuk kisha më atë forcë fërkimi si në fillim. Vendi i dytë është një rezultat shumë larg asaj që prisnim. Megjithatë beteja do të vazhdojë, të paktën do të provojmë të rivalizojmë deri në fund. Ky rezultat është i vështirë për t’u pranuar”, tha raikkonen.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ U përfol si trajneri i ri i Tottenham, zbulohet e ardhmja e Gatussos…

Delo.autor

E BUJSHME/ Messi dhe Sergio Ramos, lamtumirë PSG? Gati “fluturimi” i tyre shumë larg…

Delo.autor

E QËLLOI ME PLUMB NË KOKË/ Arrestohet ekzekutori i “Diabolik” të Lazios. Akuzohet edhe për vrasjen e një shqiptari

Delo.autor

Leave a Comment