Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Morata: Si e mësova transferimin e RONALDOS tek Juventusi

Sulmuesi spanjoll i Chelseat, Alvaro Morata ka zbuluar një tjetër prapaskenë në lidhje me transferimin e shekullit, kalimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, në korrik të këtij viti.

Ai ka treguar se lajmin për kalimin e Ronaldos në Torino e kishte mësuar që para se të fillonte kampionati botëror dhe se ia kishte thënë një nga drejtuesit e klubit bardhezi.

“Pas përfundimit të sezonit, pata një takim me një drejtues të Juventusit, i cili më tha se ishin duke blerë Cristiano Ronaldon. Më tingëlloi si e pabesueshme, sepse pas mbrëmjes së finales së Championsit, mendova se fjalët e Cristianos ishin sinjal për të rinovuar kontratën”, deklaroi Morata.

Sulmuesi spanjoll u përfol si një përforcim i mundshëm i Juventusit këtë verë, deri në momentin që në skenë doli emri i Ronaldos, që mund të ketë ndikuar që Morata të ndryshojë mendje dhe të mbetet në Londër.

Kjo pasi ai nuk ka qenë asnjë herë partneri i preferuar i Cristiano Ronaldos në repartin e sulmit, gjatë dy periudhave që ka kaluar me portugezin te Reali i Madridit.

Related posts

SFIDA NDAJ PARMËS NË KUPËN E ITALISË/ Lazio frikësohet, ylli i ekipit operohet me urgjencë

Delo.autor

NBA/ Ja dhurata që LeBron i bëri skuadrës para ndeshjes me Indiana

Sadik.Autor

LAMTUMIRË BARCELONË/ Motra e Neymarit, i uron “mirëseardhjen” në Paris familjes Messi…

Delo.autor

Leave a Comment