Futboll Seria A Sport

“FITUAN TRIPLETËN”/ Sneijder “spiunon” Eto’o: Atë e bëj vetëm për Mourinhon…

Wesley Sneijder flet për gjithçka gjatë një bisede me mediat holandeze. Fantazisti do të luajë ndeshjen e lamtumirës me Holandën mbrëmjen e së enjtes. Gjatë një momenti të intervistës, Sneijder foli për momentet kur ka luajtur së bashku me Samuel Eto’o tek Inter.

Të dy bashkë, ata i fituan gjithçka me Zikaltrit, dhe akoma nuk është harruar tripleta e famshme e vitit 2010. Eto’o ndryshoi pozicion gjatë periudhës së Mourinho-s, duke luajtur si sulmues i majtë, diçka që ai ka refuzuar ta bëjë më pas.

Dhe këtë gjë e zbulon vetë holandezi, duke u shprehur se Eto’o refuzoi t’i bindej trajnerit pasardhës për të luajtur në të njëjtin pozicion.

“Eto’o luante si sulmues i majtë për Mourinho-n. Kur trajneri i ri mbërriti dhe i kërkoi të luante sërish aty, ai iu përgjigj se atë gjë e bën vetëm për Mourinho-n,” rrëfen Sneijder.

Related posts

SERIE A/ Bastet në futboll, tre ish-futbollistë të Italisë do të dalin para Gjykatës

Sadik.Autor

ZBULOHET STRATEGJIA E BUJSHME/ Laporta sjell yllin e Bayern Munich dhe një administrator tek Barcelona

Delo.autor

E BUJSHME TEK NEWCASTLE/ Trajneri Bruce çmend internetin me paraqitjen e tij në… FIFA 22 (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment