Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ REALI pranon të shesë MODRIC, jo tek INTERI, kroati shumë pranë…

Luka Modric vazhdon të mbetet çështje te Real Madrid. Pavarësisht se merkato verore u mbyll dhe kroati nuk u transferua në Milanon zikaltër, mediet spanjolle raportojnë se ka planet e veta për të ardhmen, që nuk përputhen me ato të Real Madrid.

Florentino Perez ishte njeriu që mbi të gjithë e pengoi transferimin e Modric tek Inter gjatë verës, edhe pse gjërat dukeshin të mbaruara. Por presidentin madrilen nuk mund të lejonte largimin e numrit 10 pas shitjes së Cristiano Ronaldos, që për më tepër nuk pati një zëvendësues të një niveli të përafërt në “Bernabeu”.

Megjithatë, në fund të sezonit të ardhshëm gjërat do të kenë ndryshuar në mënyrë drastike. Modric në fakt ka edhe dy vite kontratë më Realin, por verën tjetër do të jetë 33 vjeç dhe Perez e ka kuptuar që është momenti ideal për ta shitur lojtarin. Vetë Modric dëshiron të largohet, por këtë herë jo më në Milano, por përtej Atlantikut.

Mesfushori e ka konfirmuar në më shumë se një rast se do t’i pëlqente të mbyllte karrierën në SHBA, në New York apo Miami, apo Los Angeles, kudo do të ishin të gatshëm të siguronin shërbimet e tij. Kështu që me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Modric me fanellën e bardhë.

Related posts

Çudira shqiptare: Portieri aktivizohet si sulmues dhe shënon gol në Kategorinë e Parë

Sadik.Autor

Dy “gjigandët” e Premiel League në garë për 19-vjeçarin Amerikan të Dortmund-it

Q.Autor

ZYRTARE/ Talenti i Real Madrid huazohet sërish, do luajë në La Liga tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment