Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Nations League sjell lajme të këqija, DËMTOHET “ylli” i skuadrës

Miralem Pjanic tremb tifozët e Juventus. Gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve, të luajtur dhe të fituar nga Bosnja e tij kundër Irlandës së Veriut, mesfushori bardhezi ka dalë nga fusha i dëmtuar, shtatë minuta para fundit.

Trajneri i Bosnjes, Robert Prosinecki, tha në fund të ndeshjes: “Pjanic e kërkoi ndërrimin sepse u dëmtua. Për momentin nuk mund të them cila është shkalla e dëmtimit dhe nëse do të luajë apo jo në ndeshjen tonë të radhës.”

Nesër do të mësohet nëse mesfushori do të humbasë vetëm ndeshjen e ardhshme të Bosnjes ndaj Austrisë, apo do të ketë nevojë për një pushim më të gjatë.

Related posts

MERRET VENDIMI/ U ndalua nga policia dhe i hoqën patentën, ja lajmi që merr mesfushori Brozovic

Delo.autor

POLICIA “BLINDON” ELBASANIN/ Masa të forta për ndeshjen Shqipëri-Islandë

Delo.autor

Klopp: Largimi i Gotze nga Dortmund, më goditi rëndë!

Sadik.Autor

Leave a Comment