Futboll Seria A Sport

NISIN ALUDIMET E MERKATOS/ Sarri kërkon dy lojtarë nga Milani

Maurizio Sarri, trajneri i ri i Chelseat, dëshiron që ta përforcojë edhe më shumë klubin londinez duke kërkuar transferimin e Alessio Romagnolit dhe Mattia Caldaras nga Milani, shkruan Calciomercato.

Dy qendërmbrojtësi janë të lidhur me Milnani me kontrata të gjata, mirëpo me Cesc Fabregasin, David Luizin dhe Gary Cahilin, të tre afër largimit nga “Stamford Bridge”, Sarri dëshiron që ta përdorin njërin nga ta në mënyrë që ta sjellë në Londër njërin nga dy lojtarët e përmendur të klubit italian, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo Milani nuk e ka ndërmend që ta shes kapitenin e tij dhe qendërmbrojtësin e e blerë nga Juventusi gjatë kësaj vere, pasi Leonardo Bonucci u transferua te “Zonja e Vjetër”.

Chelsea ka shprehur edhe më parë interesim për Romagnolin, ndërsa kapiteni më i ri i skuadrës së Gennaro Gattusos nuk e ka ndërmend të largohet nga “San Siro” duke e parë planin afatgjatë të skuadrës që është duke u ndërtuar”.

Related posts

MOTO GP/ Rossi “hap krahun”: Ja piloti që Yamaha duhet të marrë në vendin tim

Delo.autor

LIVERPOOL RIKTHEHET NË FUSHË/ Jurgen Klopp tregon emocionet: Si dita e parë e shkollës (VIDEO)

Delo.autor

NJË NGA LOJTARËT E PAFAT NË SUPERIORE/ Përkeqësohet situata tek Partizani, Telushi drejt operacionit në…

Delo.autor

Leave a Comment