Sport Të tjera

E PABESUESHME/ MotoGP, Dovizios fiton Çmimin e Madh të San Marino

Andrea Dovizioso triumfon në San Marino duke fituar Çmimin e Madh. Ky ishte suksesi i tretë për italianin në sezonin e kampionatit botëror të MotoGP. Dovizioso e fitoi garën duke kaluar vijën e finishit përpara Honda-s së Marquez dhe Honda të Crutchloë, 3 xhiro pas rënies dramatike të Lorenzo dy xhiro nga fundi. Një garë e cila, edhe një herë, konfirmoi hendekun e qartë që u krijua gjatë këtij sezoni mes çiftit Honda-Ducati dhe pjesës tjetër të grupit, Yamaha në krye. Një garë që u dominua nga Ducati për pjesën më të madhe, me Jorge Lorenzo, i cili ishte në vendin e dytë deri në xhiron e parafundit, kur ka gaboi dhe doli nga pista. Nga rrëzimi i tij përfitoi spanjolli i Honda-s, Marc Marquez, i cili u ngjit në vendin e dytë të podiumit.

Në San Marino zhgënjeu Valentino Rossi, i cili ka dalë në vendin e shtatë, shumë larg nga lufta për podium. Yamaha është motori me më shumë fitore në këtë cirkuit, që nga koha kur është kthyer të jetë pjesë e kalendarit, me gjashtë fitore kundrejt katër të Honda-s. Ducati, para garës së sotme, kishte fituar vetëm një herë këtu, 11 vite më parë me Stoner. Çmimi i Madh i San Marino u zhvillua dy javë, pasi dështoi ai i Britanisë për shkak të reshjeve të shiut. Kjo do të ishte xhiro e 13, nëse do të ishte zhvilluar edhe gara dy javë më parë. /EDS/

MotoGP™🇸🇲🏁

@MotoGP

RACE 🏁@AndreaDovizioso is untouchable! He storms to Ducati’s first win in Misano in 11 years! 🔥@marcmarquez93 takes second ahead of @calcrutchlow in third pic.twitter.com/jUP1MBcopp

View image on Twitter

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Related posts

BESNIK HASI GATI TË KTHEHET NË EUROPË PËR TË MARRË DREJTIMIN E KLUBIT TË MADH/ Do ketë nën urdhrat e tij edhe një shqiptar

Delo.autor

ZYRTARE/ Dillian Whyte përballë Lucas Browne: “Unë e urrej dhe dua ta godas e ta dëmtoj atë”

Q.Autor

Wanda Nara e Mauro Icardi, netë “të nxehta” në Ibiza (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment