Futboll Sport

PAS LARGIMIT TË TOHIRIT/ Ja sa kushton tani klubi zikaltër

Vlera e markës së Interit është dyfishuar gjatë vitit të fundit, dhe tani gjiganti italian vlen trefish më shumë sesa në epokën e Erick Thohirit.

Sipas llogaritjeve të gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, zikaltrit tani renditen në vendin e 13-të në Europë sa i përket vlerës së markës së klubit, 389 milionë euro në total.

Kjo shifër është dyfishi i asaj që ishte regjistruar në vitin 2017, dhe tri herë më shumë se në vitin 2016, para se Thohir t’ia shiste 70% të aksioneve të klubin Grupit Suning.

Një vit më parë, Interi gjendej në vendin e 28-të në ranglistat europiane, por tani renditet i 13-ti, duke iu afruar Juventusit në vendin e 11-të.

Megjithatë, këto statistika tregojnë se sa mbrapa kanë mbetur klubet e Serisë A, krahasuar me ato të Premierligës, kur bëhet fjalë për vlerën e tyre.

Për shembull, Tottenham Hotspur është në vendin e 10-të, marka e të cilit ka vlerën 626 milionë euro, gati dyshimi i vlerës së Interit.

Related posts

CHAMPIONS NIS ME POLEMIKA/ Atletico humb dhe shënon penallti, “tërbohen” spanjollët (VIDEO)

Delo.autor

Ja 3 gjyqtarët e UEFA-s që dënuan Skënderbeun (FOTO)

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Të dy skuadrat në “luftë” për kualifikim në FA Cup (FORMACIONET ZYRARE)

Delo.autor

Leave a Comment