Futboll Seria A Sport

MBRETI I MERKATOS/ Igli TARE sjell VINICIUSIN e ri, gëzohen tifozët e Lazios

Lazio nuk e ka nisur shumë mirë kampionatin në këtë sezon, ku ka humbur me Napolin në shtëpi dhe Juventusin në transfertë, ndërsa në javën e tretë ka mundur Frosinonen me rezultatin e ngushtë 1-0. Megjithatë drejtori sportiv, Igli Tare duket se e ka gjetur një mesfushor të talentuar dhe bëhet fjalë për brazilianin Bruno Vinicius Souza Ramos, i njohur si Bruno Tabata.

21 vjeçari aktivizohet te Portimonense, ndërsa e ardhmja e tij shumë shpejtë mund të jetë Lazio. Mbtet për t’u parë nëse do të transferohet ky futbollist, edhe pse vetë lojtari për momentin ka thënë se ndihet mirë te skuadra e vendit të tij dhe nuk dëshiron të largohet, mirëpo një “joshje” mund ta sjellë mesfushorin në kryeqytetin italian.

Related posts

TERRY “HARRON” QË ËSHTË ANGLEZ/ Fjalia e tij mbi Chiellini-Saka ndez rrjetet sociale

Delo.autor

“US OPEN”/ Medvedev dhe Tsitsipas sigurojnë kualifikimin në raundin e tretë

Delo.autor

“RRAHMANI MJESHTËR I TOPAVE, STRAKOSHA NË FORMË”/ Ja si vlerësohen shqiptarët tek ekipet e tyre në Serie A

Delo.autor

Leave a Comment