Futboll Sport

FAKE NEWS/ Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Nuk do organizojmë finale të Ligës së Kampionëve jashtë Europës

Ditët e fundit një nga lajmet që ka bërë bujë ka qenë organizimi i një finaleje të mudshme të “Uefa Champions League” në Nju York në vitin 2021.

Por, përmes një komunikate për shtyp presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, ka hedhur poshtë këto zera duke theksuar se kjo ide nuk është diskuar asnjëherë.

“Kjo ide nuk është diskutuar asnjëherë zyrtarisht.

Ne nuk kemi ndërmend që të zhvillojmë një finale të Champions League jashtë kontinentit europian”, është shprehur Ceferin.

Kjo ide u hodh nga një prej përfaqësuesve të “Mediapro”, Jaume Roures, kompani e cila ka të drejtat televizive të Champions League dhe të Europa League për Spanjën.

Por, me deklaratën zyrtrare të Ceferin merr fund gjithçka duke shuar zërat për një organizim të tillë jashtë kontinentit europian.

Related posts

Menaxheri flet për të ardhmen e Marco Asensios dhe… Ronaldos

Isa.Autor

ZYRTARE/ Mesfushori Pellegrini dëmtohet dhe braktis grumbullimin tek Italia. Zëvendësohet nga…

Delo.autor

Lamtumira e mundshme e Cristiano Ronaldos dhe “efekti domino” në Europë

Isa.Autor

Leave a Comment