Formula 1 Sport

KA ANKTH/ Verstappen: Do t’i punoj një rreng dyshes Hamilton-Vettel

Vendi i dytë në provat zyrtare në garën e Singaporit ka karikuar pilotin holandez Max Verstappen, që do ta nisë garën nga vija e parë, një pozicion ideal në një pistë ku është e vështirë të parakalohet. “Jam i kënaqur, do të jetë një garë spektakolare, ku do të shihni se mund të ndodhë gjithçka. Këtu kam realizuar provat zyrtare më të mira të karrierës time, tani dua që të realizoj edhe garën më spektakolare”, tha Verstappen.

Ja si do te nisen pilotet ne garen e Singaporit

“Gara ka për të qenë e komplikuar për të gjithë, por unë shpresoj t’ua bëj sa më të vështirë këtë garë dy pretendentëve për titull, Hamilton dhe Vettel. Të parakalosh është e vështirë dhe nëse bëj një start perfekt mund të marr kreun që në fillim dhe të fitoj garën. Kush më nënvlerëson do ta pësojë”, deklaroi Max Verstappen, që piloton makinën Red Bull në Formula 1.

Related posts

“S’BËJ SEKS 15 DITË PARA…”/ Kampioni i Ballkanit zbulon sekretin e suksesit

Delo.autor

“TËRMET 7 BALLË” NË PREMIER/ Manchester City mposht me GOLEADË Leeds dhe merr kreun

Delo.autor

KOVACIC PËRDORET SI “KARREM”/ Real Madrid arrin një akord të fshehtë për…

Isa.Autor

Leave a Comment