Futboll Premier League Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ish-sulmuesi i Man City pranë transferimit në shkretëtirë

Pasi nuk ishte në gjendje të gjente një ekip elite gjatë verës, mesa duket Negredo do të largohet nga Turqia për të shkuar te Al-Nassr.

Sipas AS, Negredo do të fitojë 7 mln euro në vit te klubi i ri, një shifër që nuk do ta merrte dot në Europë. Mesa duket 33-vjeçari po mendon të përfitojë sa më shumë në vitet e fundit të karrierës.

Raportohet se marrëveshja është arritur, dhe vetë Negredo ka deklaruar: “Ky është futbolli. Një ditë je këtu dhe ditën tjetër ke shkuar diku tjetër.”

Megjithëse marrëveshja nuk është arritur akoma, Besiktas thuhet se do të fitojë 4 mln euro nga shitja e tij. Ai ka shënuar 18 gola në 48 ndeshje me klubin turk.

Related posts

BEFASUESE/ U rrit tek JUVE”: Goleadori SHQIPTAR “injorohet” nga PANUCCI

Isa.Autor

KATËR HUMBJE RADHAZI NË NBA/ LeBron pranon: Jemi në vështirësi, ja çfarë duhet për të kaluar krizën

Delo.autor

Mesfushori i Realit peshon të ardhmen me Juventusin në prapaskenë

Sadik.Autor

Leave a Comment