Futboll Sport

MUNDI FLAMURTARIN/ Shehi nga “kursant” në “profesor”, me një ekip “fëmijësh”

Fitorja në Vlorë ndaj Flamurtarit ka ritheksuar edhe një herë hegjemoninë që vijon prej thuajse një dekade: Skënderbeu mbetet ekipi për t’u mundur. Mungon dirigjenti i vjetshëm, madje edhe disa pjesëtarë të rëndësishëm të orkestrës, por muzika mbetet po e njëjta, e ëmbël për t’u dëgjuar, e bukur për t’u shijuar.

Beason fakti se si djemtë e Orges Shehit po bëjnë edhe më mirë se sa skuadra e vjetshme, kur trajneri ishte ende një kursant dhe po studionte për profesor.

Një paralelizëm perfekt: 3 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje. Shtatë gola të realizuar, teksa ndryshimi i vetëm qëndron tek ata të pësuar. Këtë sezon, vetëm 1 gol i pësuar, ndërsa vjet 2 gola të pësuar.

Rezultati ndaj Flamurtarit është i njëjtë, po 2-0, teksa bie në sy mosha mesatare tepër të re nëse krahasohen dy formacionet titullare. Plot tre vite diferencë, me vetëm tre veteranë që konfirmohen: Muzaka, Radas dhe Vangjeli.

Skuadra e Shehit argëton dhe bind, por sidomos ka soliditet.

Grushti i marrë nga UEFA mund të ishte për këdo shumë i fortë dhe, e thënë në mënyrë metaforike, mund të dërgonte në tapet edhe një dem, por nuk ndodhi kështu me Skënderbeun, që ashtu si vjet, mbetet favoriti.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, ylli Modric ndëshkon Skocinë me një “MAGJI” nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Suedia e la jashtë Botërorit/ Ibrahimoviç tjetër dygolësh SPEKTAKOLAR me Galaxy (VIDEO)

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Xhaka thyen rregullat e vetëizolimit, reagon klubi

Delo.autor

Leave a Comment