Futboll Seria A Sport

Milan-Atalanta/ “Djalli” ka 1 humbje në 5 ndeshjet e fundit kundër “bergamaskëve”

Milan do të kthehet në fushë pas fitores 1-0 të marrë në Luksemburg kundër Dudelange në javën e parë të Europa League. Kuqezinjtë do të presin në “San Siro” ekipin e Atalanta-s, në një ndeshje që do të jetë e vlefshme për javën e pestë të kampionatit italian të futbollit.

Skuadra e Gattuso do të paraqitet në këtë sfidë me vetëm një humbje të pësuar në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit italian (2 fitore, 2 barazime, 1 humbje) dhevetëm dy në dhjetë të fundit (4 fitore, 4 barazime, 2 humbje).

Ecuria e “Djallit” është akoma më e mirë në “San Siro”, aty ku kanë pësuar vetëm një humbje në dhjetë ndeshjet e fundit të kampionatit (6 fitore, 3 barazime, 1 humbje). Gjithsesi, kuqezinjtë nuk kanë arritur ta mbajnë të paprekur rrjetën e portës në katër ndeshjet e fundit.

Një tjetër statistikë jo shumë e mirë për vendasit tregon se ata nuk kanë qenë asnjëherë në avantazh pas pjesës së parë në gjashtë ndeshjet e fundit direkte me zikaltrit dhe kanë shënuar vetëm një gol para fundit të pjesës së parë në këto takime. Ndërkohë, Atalanta nuk ka pësuar gol në pesë nga gjashtë ndeshjet që ka luajtur në fushën e Milan-it.

Related posts

LIVE/ Nis sfida mes Liverpool dhe Newcastle

Delo.autor

HISTORIA PREKËSE/ Për pak sa nuk i prenë këmbën, kthehet në fushë pas 636 ditësh

Isa.Autor

NGA PYLLI NË FUSHË/ Talenti Haland tregon jetën e tij si… fermer (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment