Kategoria Superiore Shqipëri

Vila: S’e di pse më largoi Partizani, i lumtur që erdha te Skënderbeu

Emiliano Vila gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me emisionin “Zona Gol” të drejtuar nga Alban Xhihani u shpreh shumë i lumtur për marrëveshjen që ka arritur me Skënderbeun, ndërsa e ka të vështirë t’i shpjegojë arsyet e largimit.

“Jam mjaft i lumtur që arrita marrëveshjen me Skënderbeun. Kush e vesh fanellën e Skënderbeut ndihet shumë mirë. Nuk u ndjeva mirë që nuk isha në planet e skuadrës. Unë dua të felënderoj Partizanit për të gjithë vitet e bukura që kam kaluar te kjo skuadër. Nuk e di se pse nuk më deshën më te Partizani. Ka qenë drejtori Olsi Rama që mua, Malotës dhe Krasniqit na komunikoi largimin”

Vila beson se nuk do ta ketë të vështirë të përshtatet në radhët e Skënderbeut.

Tani duhet të flas më shumë për të ardhmen, pra për Skënderbeun. Kam vetëm 2-3 ditë me ekipin, do të më duhet pak kohë për t’u përshtatur. Gjithsesi, me disa nga lojtarët kam luajtur edhe më parë kështu që s’do të jetë e vështirë për t’u përshtatur.  

Related posts

TIRANA-PARTIZANI/ Ja shifra marramendëse që humbasin dy klubet e mëdha në periudhën e pandemisë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Marrin fund të gjitha dilemat, Ngo i jep fund pushimeve. Sulmuesi anglez prezantohet tek klubi…

Delo.autor

SKANDALI I DREJTËSISË/ Rudi Vata 12 vite në dyer të institucioneve për të fituar pronat e tij

Delo.autor

Leave a Comment