Moto GP Sport

Marquez mposht Dovizioso në Aragon, prenoton titullin kampion në Moto GP

Marc Marquez me Honda fitoi garën e radhës së Botërorit të Moto GP, atë të zhvilluar në pistën spanjolle të Aragon, duke hedhur një tjetër hap drejt rikonfirmimit kampion bote. Në garën e shtëpisë, piloti spanjoll arriti të triumfojë pas një dueli “rrotë më rrotë” me rivalin e tij kryesor për titullin kampion, italianin Andrea Dovizioso (Ducati), që u klasifikua në vendin e dytë.

Në podium u ngjit edhe një tjetër pilot italian, Andrea Iannone me Suzuki, që bëri një garë të mirë bashkë me shokun e tij të skuadërs Alex Rins, i katërti.

Për Marquez ky është suksesi i gjashtë për Marquez në këtë Botëror, duke shkuar në 72 pikë avantazh karshi Dovizioso me 5 gara nga fundi.

Related posts

FA CUP/ Spektakël në derbin Manchester United-Liverpool, realizohen 2 gola në 10 minuta (VIDEO)

Delo.autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Babai i talentit Haaland: Djali im ka qenë pranë transferimit tek klubi…

Delo.autor

Partizani ka një “armë të fortë”, tifozët “Guerrils” drejt Vlorës në mbështetje të klubit

Sadik.Autor

Leave a Comment