Futboll Sport

“DJALOSHI ARTË”/ MBAPPE tregon dhuratën e dedikuar nga legjenda e futbollit (FOTO)

Kylian Mbappe ka treguar një fanellë të nënshkruar nga Pele, pasi ai ka ndjekur hapat e ikonës së Brazilit në Kupën e Botës. Mbappe shënoi katër gola në “Rusia 2018”, duke përfshirë një goditje të shkëlqyer në fitoren e finales kundër Kroacisë. Paraqitja e tij mbresëlënëse në turneun e verës i dha atij çmimin e lojtarit më të mirë në Botëror.

Më parë, po në këtë turne, 19-vjeçari u bë i pari lojtar i ri, që shënon më shumë se një herë në një ndeshje të Kupës së Botës, që kur Pele goditi me një dopietë në fitoren përfundimtare të Brazilit kundër Suedisë, në vitin 1958.

Pele më pas i dërgoi urimet e tij superstarit të PSG-së, megjithëse ai kërcënoi me shaka të kthehej për të kërkuar rekordet e tij. Tani, legjenda e futbollit i ka dërguar një fanellë të nënshkruar prej tij sulmuesit të ri të talentuar, të cilën Mbappe e shfaq me krenari në mediat sociale.

“Faleminderit për këtë dhuratë të mahnitshme, mbret”, – shkruajti Mbappe në Twitter. Mbappe ka thënë se është krenari për të dëgjuar krahasimet që i bëhen me Pele, por “adoleshenti” është i vendosur të krijojë rrugën e tij.

Aktualisht, i pezulluar për shkak të kartonit të kuq, Mbappe ka shënuar tashmë katër herë dhe ka dhënë dy asiste në vetëm tri ndeshje në Ligue 1. Ai, gjithashtu, shënoi gol në mesjavën e kaluar, kundër Liverpool, në Ligën e Kampionëve, edhe pse PSG-ja u mund 3-2.

 

Related posts

SITUATË KAOTIKE PREJ COVID-19/ Mbrojtësi Rahmani dhe 2 titullarë të Napolit ngecin një natë në Romë

Delo.autor

ATY KU NISI GJITHÇKA/ Sergio Ramos shumë pranë rikthimit te Sevilla

F.autor

BESOJNË TEK MREKULLIA/ INTERI “zbulon” Keitan dhe rikthehet te fitorja

Isa.Autor

Leave a Comment