Futboll Sport

E FUNDIT/ FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI, VDES ish-futbollisti i njohur 28-vjeçar

Një lajm i zi ka tronditur sot futbollin shqiptar, kryesisht atë të Kosovës teksa mësohet se është ndarë nga jeta në moshë të re, Fidan Gashi.

Ish-futbollisti i skuadrës së Drenicës është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik. Është klubi kosovar që ka bërë me dije lajmin, teksa përmes një mesazhi në kanalin zyrtar shkruan për 28-vjeçarin:

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e ish-futbollistit tonë, Fidan Gashi. Ai ishte futbollist i KF Drenica para disa vitësh dhe dha kontribut për klubin afro 5 vite në grupmosha të ndryshme të klubit.

Në emër të Kryesisë së KF Drenica, shtabit teknik, menaxhmetit, futbollistëve dhe të gjithë dashamirëve të klubit, shprehim ngushllimet më të sinqerta për familjen të afërmit, miqt dhe të gjithë ata që e njohën të riun Fidan Gashi i cili humbi jetën tragjikisht. U prefsh në paqe Fidan, ngushllime”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Drenicës.

Related posts

Kina tenton Ronaldon, ofron shifrën e çmendur të 100 milionë eurove në sezon

Isa.Autor

Gerard Pique tregon se si i tall madrilenët në WhatsApp

Sadik.Autor

ËSHTË NË SUPER FORMË/ Donjet Shkodra “perlë” nga distanca (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment