Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Prish kontratën me Chelsea, FABREGAS pranë nënshkrimit me MILANIN

Cesc Fabregas nuk është i kënaqur me situatën e tij në Londër pasi nuk po gjen hapësirë në formacionin bazë të Chelsea. Edhe pse Roman Abramovich është një admirues i madh i ish-yllit të Barcelonës, shefi i Chelsea, Maurizio Sarri e sheh spanjollin si zëvendësues të Jorginho i cili menjëherë ka fituar një vend në formacionin bazë pas transferimit nga Napoli.

Në merkaton e verës mesfushori spanjoll do të largohet nga londinezët pasi kontrata e tij skadon në vitin 2019. Sipas mediave italiane, lojtari është i lidhur me Milanin dhe klubi rossoner i ka siguruar atij një vend në formacionin bazë.

Drejtuesit e Milanit janë të vetëdijshëm për gjendjen e Fabregas dhe megjithëse Leonardo ende nuk ka bërë ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin dhe rrethinën e tij, pritet që një gjë e tillë do të ndodhë javët e ardhshme.

Related posts

E PABESUESHME/ Kushtet e hotelit skandaloze, kombëtarja fle në rrugë

Isa.Autor

“KAM DËGJUAR SE DISA HOLANDEZË NA KANË KRITIKUAR”/ Portieri Courtois: Më vjen mirë që shkuan në shtëpi…

Delo.autor

DY MUNGESA NDAJ SKËNDERBEUT/ Ja skema që pritet të hedhë në fushë trajneri Birçe

Delo.autor

Leave a Comment