Futboll La Liga

Barcelona, 11 ndeshje larg rekordit historik të Real Madridit

29 ndeshje pa humbje, Barcelona ka thyer rekordin e Guardiolas, synimi është i Enriques dhe i Zidanit.

Fitorja e madhe prej 4:2 kundër Real Sociedad, ishte sfida e 29 për Barcelonën në të gjitha garat që nuk dinë për humbje, duke thyer rekordin e Pep Guardiolas, shkruan Gazeta Express.

Në sezonin 2010/11, Barça e Pepit kishte shkuar në 28 ndeshje pa humbje në të gjitha garat.

Synimi i Valverdes tani është rekordi i Luis Enriques. Në sezonin 2015/16, Barça e Luis Enriques kishte shkuar 39 ndeshje pa humbje, rekordi më i mirë në histori të klubit, ndërsa synimi është ai historik i La Ligas, shkruan Gazeta Express.

Sezonin që lamë pas, Zinedine Zidane theu rekordin historik prej 40 ndeshjeve pa humbje, që e mbante Barcelona me Enriquen, 39. Barça është 11 ndeshje larg këtij rekordi dhe duke parë formën e mirë të katalunasve, gjithçka është e arritshme, përcjell Gazeta Express.

– 40 ndeshje (Zinedine Zidane 2016/17)

– 39 ndeshje: 32 fitore – 7 barazime (Luis Enrique 2015/16)

– 29 ndeshje: (do të vazhdojë): 23 fitore – 6 barazime (Ernesto Valverde 2017/18)

– 28 ndeshje: 23 fitore – 5barazime (Pep Guardiola 2010/11).

Related posts

“TREGUAM DËSHIRË PËR TA FITUAR NDESHJEN”/ Trajneri Egbo: Duhet të ishim pak më të qetë pasi…

Delo.autor

DO TË LUHET SFIDA JUVENTUS-NAPOLI/ Moggi kundër vendimit: Kjo është ndoshta arsyeja pse jam eliminuar

Delo.autor

KOMBËTARJA E FEMRAVE/ Sfidat e kualifikuesve të Botërorit, trajneri Grima zbulon listën kuqezi

F.autor

Leave a Comment