Futboll La Liga Sport

Luis Enrique BEFASON me listën e Spanjës, lë sërish jashtë yllin e Barcelonës, mer “ASIN” e MILANIT

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë publike listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Luis Enrique për dy ndeshjet e ardhshme (të enjten, miqësorja në Cardiff kundër Uellsit dhe të hënën sfida zyrtare e Ligës së Kombeve, në Sevilla, kundër Anglisë).

Lajmi është Koke, i cili kthehet në kombëtare pas Kupës së Botës në Rusi, si dhe Alcácer, Bartra dhe Jonny Otto, të cilët debutuan. “Viktimat” më të rëndësishme të kësaj liste janë Carvajal (i lënduar), Sergi Roberto dhe Íñigo Martínez. Mungon edhe Isco, i operuar për apendisit.

Ata që mbeten sërish jashtë planeve të Luis Enrique janë Jordi Alba, me vendimin teknik të trajnerit, dhe Diego Costa, i cili e humbi ftesën e parë për çështje familjare. Mesa duket, ai mungon në këtë listë për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Clube Bruges.

Lista e Spanjës për këto dy ndeshje është si më poshtë:
Portierë: De Gea, Kepa Arrizabalaga dhe Pau López.

Mbrojtës: Gayá, Marcos Alonso, Albiol, Nacho, Sergio Ramos, Bartra, Azpilicueta dhe Jonny Otto.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Koke, Saúl, Thiago dhe Ceballos.

Sulmues: Marco Asensio, Álvaro Morata, Suso, Rodrigo, Iago Aspas dhe Paco Alcácer.

 

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Nigeria i bën tiki-taka Islandës por nuk konkretizon

Isa.Autor

PRAPASKENAT E NDESHJES SHQIPËRI-POLONI/ Stafi polak zbulon debatin në tunel, akuza shqiptarëve: Nuk na kërkuan…

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT ARGJENTINAS NË DILEMË/ Sulmuesi Dybala merr ftesën e papritur në rrjetet sociale… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment