Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Leonardo takohet me agjentin e TALENTIN brazilian, për lojtarin duhen…

Milani e ka seriozisht për Lucas Paqueta. Sipas “Tuttosport”, ka pasur një kontakt të drejtpërdrejtë midis Leonardo-s dhe Eduardo Uram. Ky i fundit është agjenti i talentit të ri brazilian. Gjatë takimit, i cili shërbeu për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij, Uram i ka konfirmuar Leonardo-s se Flamengo ka kërkesa të larta financiare për ta lënë Paqueta (të cilin e do edhe PSG) të lirë.

Më konkretisht, klubi brazilian kërkon 50 milionë euro. Një shifër shumë e lartë, sidomos duke pasur parasysh se Paqueta sapo ka mbushur 21 vjeç dhe ende duhet të provojë shumë, pavarësisht cilësive teknike të tij, që nuk janë në diskutim.

Paqueta ndiqet nga Milani prej disa kohësh, por tani që Leonardo është bërë drejtor i kuqezinjve, interesimi është rritur. Në muajt e fundit, Leonardo ka udhëzuar Kaka për të mbajtur kontakte me familjen e djaloshit të talentuar. Pas kësaj, megjithatë, do të duhet të bindet Flamengo, që kërkon shumë miliona.

Related posts

“TANI DO ECIM PËRPARA PËR…”/ CR7 me fjalë dashurie për Juven, shpalos objektivin e tij për të ardhmen

Delo.autor

NGA ROMELU LUKAKU TEK MBAPPE/ Ja 20 lojtarët që kanë kaluar vlerën e 100 milionë eurove

Delo.autor

82% triumfues, ja pse Lionel Messi është zotëria i finaleve

Sadik.Autor

Leave a Comment