Futboll Premier League Sport

MAHREZ E BËN DRAMË/ Nuk ka fitues mes Liverpoolit dhe Man City, ndeshjen e fiton Chelsea

Eshtë mbyllur në barazim pa gola ndeshja në “Anfield Road” mes Liverpool dhe Manchester City dhe tanimë kur janë luajtur 8 javë, tre ekipe ndajnë kreun e Premier League me nga 20 pikë: Liverpool, Manchester City dhe Chelsea. Arsenal dhe Tottenham kanë dy pikë më pak.

Edhe pse të dy ekipet janë të prirura drejt futbollit sulmues, në pjesën e parë u bënë vetëm tre goditje drejt portës kundërshtare, më pak se në çdo sfidë tjetër të kampionatit anglez në këtë edicion. Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan disi, por gjithsesi mungoi goli.

Mundësinë më të mirë për të vendosur ndeshjen e pati Ryiad Mahrez, pesë minuta para fundit të ndeshjes, por sulmuesi algjerian humbi penalltinë e akorduar për faullin që Van Dijk shkaktoi ndaj Sane.

Goditja e Mahrez nga pika e bardhë përfundoi mbi portën e mbrojtur nga Alisson. Kësisoj, Manchester City nuk arriti të fitojë për herë të 17-të radhazi në fushën e Liverpool, ku suksesi i tyre i fundit daton në vitin 2003.

Nga gjashtë penalltitë e fundit të ekzekutuara nga Mahrez, ai ka humbur katër. Të dyja këto ekipe nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes në këtë kampionat.

Related posts

BËN “MEGA GODITJEN” NË MERAKTO/ Real Madrid gati 150 milionë euro për yllin e kampionit të botës…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenal përmbys në katër minuta me David Luiz dhe Aubameyang (VIDEO)

Delo.autor

ISH-FUTBOLLISTI DECO/ “Guardiola ishte me fat, trashëgoi një skuadër fitimtarësh te Barcelona”

Isa.Autor

Leave a Comment