Futboll Shqipëri Sport

Siguroi ngjitjen e fitoi Superkupën, ja bilanci i Ze Marias në krye të Tiranës

Ardhja e Ze Marias në krye të Tiranës daton në periudhën kur skuadra kishte mësuar rënien në kategorinë inferiore për herë të parë. Fitimi i Kupës së Shqipërisë nën drejtimin e Mirel Josës u dha mundësinë kryeqytetasve që të merrnin pjesë në fazën e parë kualifikuese në Europa Ligë.

Braziliani zyrtarisht e nisi aventurën e tij me Makabi Tel Aviv në Europa Ligë dhe e përfundoi me disfatën ndaj Laçit në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë Superiore. “Panorama Sport” servir të gjitha statistikat e trajnerit brazilian në krye të 24 herë kampionëve të vendit. Në 46 ndeshje zyrtare që ka zhvilluar me bardheblutë, Ze Maria ka fituar Superkupën e Shqipërisë ndaj Kukësit dhe ka arritur të sigurojë ngjitjen në Kategorinë Superiore duke fituar trofeun e Kategorisë së Parë.

Trajneri brazilian ka arritur të koleksionojë 30 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje, katër prej të cilave i ka regjistruar në Kategorinë Superiore. Një prej këtyre humbjeve është regjistruar menjëherë në rikthimin në elitë përballë Kamzës, një ndaj Kukësit, në përballjen derbi dhe e fundit ndaj kurbinasve, ndërkohë që bardheblutë kanë fituar me Luftëtarin dhe Kastriotin, si dhe kanë barazuar ndaj Teutës dhe Skënderbeut.

Related posts

E ARDHMJA E ICARDIT LARG “ZIKALTËRVE”/ Napoli e josh me një … shkëmbim

Delo.autor

FAKT/ A e dini se kush është PORTIERI i vetëm që e ka fituar “Topin e Artë”…

Isa.Autor

Iniesta në Kinë, pagë faraonike dhe 2 milionë shishe verë në vit

Sadik.Autor

Leave a Comment