Futboll La Liga Sport

KATALAN BESNIK/ MESSI refuzoi MEGA OFERTËN e Man City për trefishimin e pagës

Khaldoon al Mubarak ka zbuluar se Lionel Messi ka refuzuar ofertën e Manchester City për të trefishuar pagën që ai ka te Barcelona. Ylli argjentinas është përfolur në 2016 për një transferim të bujshëm në Premier League, te skuadra e Manchester City, në momentin kur ish-trajnerini i Barcelonës, Pep Guardiola mori drejtimin e ekipit e shtëpi në “Etihad Stadium”. Spekullimet u rindezën vitin e kaluar, kur Barça po haste vështirësi në konfirmimin e marrëveshjes së re me Messi, çka nxiti aludimet se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ishte gati për një eksperiencë të re. Në përfundim, Messi nënshkroi rinovimin në Katalunja deri në 2021.

Gjithsesi, kohë përpara se ai të nënshkruante të zezë mbi të bardhë, Messi u kontaktua nga City, me Guardiolan të uritur për ribashkim me jashtëtokësorin, kësaj here në Premier League. I pyetur në një konferencë për mediat gjatë UAE, për një futbollist që “Qytetarët” do të dëshironin të kishte firmosur, presidenti i City, Al Mubarak deklaroi: “Messi. Ne i kërkuam Guardiolas që të komunikonte me atë. I ofruam trefishin e pagës që ka te Barcelona, por ai nuk pranoi kurrë”.

Related posts

“EL CLASICO”/ Puyol kujton: Vitet më të bukura të karrierës sime me Guardiola-n

Delo.autor

SERIA A/ Napoli i papërmbajtshëm, Roma ia del me Abraham, “ngec” Lazio

Delo.autor

EURO 2024/ Spikat Francë-Holandë, në fushë dhe rivalët e Shqipërisë. Mësoni ndeshjet e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment