Futboll Sport

E BUJSHME/ Sportistët që mbulohen nga “miliardat”, ja kush e sundon PLANETIN

Shumë njerëz mendojnë se Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në mbarë botën, por detaji i fundit e rrëzon këtë iluzion. Boksieri meksikan Saul Canelo Alvarez kryeson si “atleti më i mirëpaguar” në mbarë botën. Kampioni i botës ka siguruar fitime marramendëse nga kontrata me kompaninë transmetuese “DAZN”, e cila shkarkon në llogaritë e meksikanit plot 365 milionë € në 5 vitet e ardhshme për promovimin e 11 përballjeve që Alvarez do të realizojë.

Lajmin e bujshëm e ka dhënë agjenti i Alvarezit, ish-boksieri i njohur Oscar De La Hoya

“Canelo është sportisti më i paguar në botë. Ai është tejet i lumtur”, deklaroi De La Hoya për rrjetin televizin botëror sportiv “ESPN”.

Alvarez fitoi famë falë ndeshjeve të tij të jashtëzakonshme me Floyd Mayëeather, Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr. Ai është tashmë kampion absolut në kategorinë e peshave të mesme, pasi rrëzoi nga froni boksierin nga Kazakistano Gennady Golovkin.

Related posts

“DY DASHURI MË SHUMË”/ Skriniar dhe e dashura e tij na prezantojnë me dy pjesëtarët e rinj të familjes (FOTO)

Delo.autor

KAMPIONI I BOTËS/ Mc Gregor i rikthehet “kafazit”, boksierët bëhen gati për “luftë”

Isa.Autor

Jurgen Klopp: Çmimi i Van Dijk nuk është lajm

Q.Autor

Leave a Comment