Boks Sport

KJO NUK PRITEJ/ Khabib i shpall “luftë” Mayweather, amerikani pranon vetëm në rast se …

Pasi bëri të dorëzohej, Conor McGregor, kampioni i peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov ka ftuar në ring, as më shumë dhe as më pak se Floyd Mayweather.

Një ftesë që është pritur me shumë dashamirësi nga “muri”, i cili ka një rekord prej 50 fitoresh në 50 duele. Megjithatë, 41 vjeçari amerikan ka vendosur dhe kushte për Nurmagomedov, nëse ky i fundit zgjedh të ndeshet me të.

“Oh, po ne luftojmë!”-tha Floyd për “TMZ Sports”. “Unë jam shefi. Megjithatë unë e di se çfarë po ndodh me Khabib, por në fund, ne mund ta bëjmë atë të ndodhë. Ai më thirri, prandaj duhet të vijë në botën time”, -përfundoi amerikani.

Sa i përket vendit ku mund të zhvillohet dueli, Floyd thotë se opsioni i vetëm është Las Vegas, por Khabib i duhet të zgjedh fillimisht se në cilin sport duhet të sfidojë amerikanin, në MMA (arte marciale miks) apo në boks, sporti ideal i Mayweather.

Një përballje e tillë pritet të jetë një ndër më të ndjekurat në histori, ku Mayweather pohon se përfitimit e tij do të jenë më të mëdha nga shifra që fitoi në duelin nga Conor McGregor, para pak muajsh.

Related posts

Të dy i quajnë KASAPË/ Ish-lojtari i INTERIT gjen “idhullin”: Dua të kopjoj RAMOSIN

Isa.Autor

Marcelo: Jam i lumtur te Reali, dua të vazhdoj të luaj në klubin më të mirë në botë

Isa.Autor

KLASIKJA ITALIANE/ 200 vende, 473 milionë dhe 1 rekord për Milan-Juventus

Isa.Autor

Leave a Comment