Futboll Seria A Sport

INTER DHE MILAN NDIEJNË PRESIONIN E CELSIT/ Sarri do të zgjedhë yjet

Futbolli italian po pëson një rritje në krahasim me vitet e fundit dhe kjo shihet nga futbollistët të cilët po luajnë në Serinë A. Së fundmi, edhe ardhja e Kristiano Ronaldos te Juventusi, i ka dhënë një imazh tjetër në sytë e të huajve futbollit në Itali.

Përveç Ronaldos, janë edhe shumë futbollistë të tjerë, të cilët kanë arritur të bien në sytë e skuadrave elitare nga Europa. Kështu, “The Sun” raporton e është Çelsi ekipi që do të tentojë në janar një yll nga Seria A dhe do të jetë vetë trajneri Sarri ai që do të zgjedhë. Bëhet fjalë për një sulmues, i cili duhet të zëvendësojë Alvaro Moratën që nuk po kalon një moment të mirë.

Alternativat që i janë lënë Sarrit për të zgjedhur, janë kapiteni i Interi, Mauro Ikardi dhe sulmuesi i ri i Milanit, Patrik Kutrone. Të dy futbollistët, kanë treguar se kanë cilësi të mira sulmuese dhe dinë të shënojnë lehtësisht gola, gjë e cila mund të ndihmojë Çelsin në rrugëtimin e gjatë në kampionat dhe Europë. Fjalën e fundit, natyrisht e thonë klubet dhe futbollistët, por nëse vjen një ofertë tunduese, asnjëri nuk e ka vendin në Itali.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Laçi-Skëndebeu. Rezultati 1-2

Delo.autor

MILANI “KANTIER NDËRTIMI”/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i KUQEZINJËVE

Isa.Autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Bombardohet porta e Kastriotit. Çekrezi 3 pritje heroike

Delo.autor

Leave a Comment