Futboll Seria A Sport

Legjenda italiane surprizon tifozët/ “Gruaja s’më la të stërvitja, unë hapa… ”

Në moshën 80- vjeçare, një nga teknikët më të dashur dhe më të respektuar italianë të të gjithë kohërave, Trapattoni befasoi të gjithë tifozët e tij pasi ka vendosur që t’i bashkohet “familjes” së madhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Instagram. Duke qenë se tashmë, bashkëshortja e tij nuk e lejonte të stërviste më, si një njeri i sfidave që është, ka zgjedhur që të provojë diçka të re; menaxhimin e një profili në Instagram.

“Po e provoj këtë sfidë me kuriozitet. Gruaja ime Paola më ndaloi të stërvitja sërish pas përvojës në Irlandë dhe më tha: nëse largohesh sërish nga shtëpia, do të ndërrojë bravën e çelësit”, tha Trapattoni në një intervistë “Gazzetta dello Sport”.

Edhe pse ka vetëm pak orë që ka hapur profilin e tij, Trapattoni numëron 2,671 ndjekës, e ndërsa ndjek vetëm 27 persona, prej të cilëve shumë pak janë personazhe të njohura.

 

Related posts

Iniesta: Botërori i 2026 të zhvillohet në Marok!

Sadik.Autor

MERRET VENDIMI/ Gati ndryshimi i orareve në Serie A, ja kur pritet të nisin ndeshjet

Delo.autor

Guri flet për ofertën aziatike, tregon se ku do të transferohet

Sadik.Autor

Leave a Comment