Futboll Shqipëri Sport

MOVIOLA/ Gjyqtari Myrtja gabon te 11-metërshi i Kamzës, kursen edhe mbrojtësin Teqja

Skënderbeu-Kamza prodhoi disa raste për moviolë. Një ndeshje, që u ndërpre plot 37 herë prej faulleve, bëri që edhe loja efektive të ishte minimale. Rasti më flagrant ishte ai i të 16-ës minutë, kur Indrit Myrtja dha një penallti totalisht të paqenë. Edhe pse ndërhyrja e Radasit ndaj Zisit ishte e parregullt, vetëm 11-metërsh nuk ishte.

Kontakti ishte jashtë zone dhe kjo duket qartazi, jo vetëm në këndin ku ishte kryesori, por edhe prej anësorit të dytë. Një tjetër moment që ka vend për diskutim është i të 61-ës kur në një dyluftim Teqja godet pa top Demten. Arbitri e sheh, por e kalon vetëm me karton të verdhë. Në të 84-ën “falet” edhe Vangjeli pas një bërryli që i dha Martinenës. Ky episod pati vetëm goditje dënimi, por jo karton.

Related posts

Shpëton Aguero nga dënimi

Q.Autor

Suedia publikon skuadrën për Botëror, Ibrahimovic është…

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Klubi i Superiores arrinë marrëveshjen me ish-portierin e kombëtares

Isa.Autor

Leave a Comment