Futboll Shqipëri Sport

TIRANA NUK FITON AS ME MEMËN/ Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Goli i Alves ka vendosur supersfidën mes Flamurtarit dhe Tiranës, që ka mbyllur javën e 9-të të kampionatit në Kategorinë Superiore. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja kanë triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj ish-ekipit të tij, bardhebluve, që tashmë udhëhiqen nga ish-zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Ardian Mema. Ky i fundit ka debutuar me humbje në drejtimin e 24 herë kampionëve, që nuk arrijnë dot të reagojnë, as pasi larguan “të keqen”, brazilianin Ze Maria.

Në një ndeshje pa shumë histori, gjithçka është vendosur në minutën e 72’, atëherë kur Alves ka dërguar në rrjetë një top në hyrje të zonës së bardhebluve, aty ku portieri veteran i Tiranës, doli në mënyrë të gabuar, për të lënë të boshatisur portën dhe lehtësuar gjithçka. Minutat e mbetura kanë qenë të pamjaftueshme që Tirana të reagojë, pavarësisht ndryshimeve taktike dhe zëvendësimeve të bëra nga trajneri Mema.

Pas javës së 9-të, Flamurtari ngrihet në kuotën e 14 pikëve, për tu renditur në vend të 5-të, vetëm dy pikë larg Kukësit të vendit të tretë. Nga ana tjetër, Tirana vijon rënien e lirë, pasi tashmë, në kuotën e vetëm 8 pikëve në 9 javë, numëron vetëm dy pikë më shumë se Luftëtari i vendit të parafundit, duke rrezikuar seriozisht pozitat, njëlloj si dy sezone më parë.

Related posts

Hysaj i del në mbrojtje PANUCCIT: Bëri mirë që s’më aktivizoi… Balaj dhe Manaj? Na mungojnë…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Frikë në Madrid, trajneri Simeone pozitiv me COVID-19

Delo.autor

REALIZOI NJË MAGJI” NDAJ SKOCISË/ Ylli Modric: Ky gol do të thotë shumë për mua, por…

Delo.autor

Leave a Comment